
Bleta më e madhe në botë është gjallë
24 shkurt 2019
| 12:40
Bleta më e madhe në botë është zbuluar përsëri, pas disa dekadash që mendonin se kishte humbur. Bleta gjigante, e cila është sa gishti i një të rrituri u gjet në një ishull në Indonezi.
Pas disa ditësh kërkime, ekspertët e kafshëve të egra gjetën një bletë të vetme të gjallë, të cilën e fotografuan dhe filmuan.
Bleta njihet si “Wallace” pasi u zbulua nga eksploruesi britanik, Alfred Russel Wallace, i cili e përshkroi atë në vitin 1858.