Bleu biletë për herë të parë, fiton jackpotin
29 mars 2018
| 11:35
Një adoleshente kanadeze ka goditur që me të parën duke fituar jackpotin në ditën e saj të ditëlindjes së tetëmbëdhjetë.
Charlie Lagarde vendosi ta provonte si për shaka biletën e jackpotit, duke e shoqëruar edhe me një shishe shampanjë për ta festuar ditëlindjen. Ajo ka fituar 780 mijë dollarë.