‘Blick’: FIFA nis procedurat ndaj Serbisë, Granit Xhaka s’do të dënohet
05 dhjetor 2022
| 14:13
FIFA të hënën pasdite, do të nisë procedura kundër Federatës Serbe të Futbollit.
Mediumi zviceran “Blick” shkruan se FIFA ka nisur procedurat pasi mund të ketë pasur “shkelje të mundshme” të tre neneve të kodit disiplinor të FIFA-s gjatë ndeshjes së Kupës së Botës ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës.
Këto janë nenet 12, 13 dhe 16. Neni 12 ka të bëjë me sjelljen e keqe nga lojtarët dhe zyrtarët, neni 13 me diskriminimin dhe neni 16 me sigurinë në lojë, transmeton “Klankosova.tv”.
Sipas burime të “Blick”, nuk do të ketë asnjë procedim ndaj Zvicrës apo kapitenit Granit Xhaka. Ndryshe, për këtë ndeshje ka reaguar edhe Federata e Futbollit e Kosovës, ku ka kërkuar sanksione nga FIFA ndaj trajnerit dhe Federatës së Futbollit të Serbisë.