‘Blick’: Frei mund ta marrë drejtimin e Kosovës
15 tetor 2021
| 13:55
Përfaqësuesja e Kosovës ka mbetur pa trajner, pas shkarkimit të Bernard Challandes.
Federata e Futbollit ë Kosovës vendosi ta pushojë nga puna teknikun zviceran për shkak të rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit. Lidhur me trajnerin e ri të Kosovës, gazeta e madhe zvicerane “Blick” ka raportuar se legjenda e Përfaqësueses së Zvicrës, Alexander Frei mund ta marrë drejtimin e “dardanëve”.
42-vjeçari aktualisht është duke udhëhequr skuadrën nga Challange League, FC Wil, derisa më herët ka udhëhequr edhe grupmoshat e Baselit dhe ka qenë drejtor sportiv te Luzerni.