Blick: “Kosova është Serbi”, të tifozëve serb në Zvicër, i përfshirë edhe djali i Vuçiqit

17 gusht 2024 | 13:25

Thirrje raciste e fashiste në drejtim të Kosovës, edhe pse në ndeshje nuk ishin ekipet shqiptare, pati sërish të enjten kur u përballën Lugano e Partizani i Beogradit në Zvicër.

Dueli kualifikues për Ligën e Evropës, të UEFA-së i takoi zviceranëve që kaluan tutje, por tifozët serb të pranishëm në stadiumin “Thuner Stockhorn Arena”, u përkujdesën për thirrjet fashiste “Kosova është Serbi” por edhe parulla e banerë të tjerë, akt ky që u ra n sy edhe mediave zvicerane.

“Blick” ka shkruar të shtunën për këtë veprim të shëmtuar të radhës, të serbëve, që mllefin e eliminimit e shprehën sërish në mënyra të tjera.

Sipas gazetës, qëllimi i këtyre huliganëve ishte ofendimi i katër futbollistëve të Luganos, me prejardhje nga Kosova (Amir Saipi, Shkëlqim Vladi, Albian Hajdari e Uran Bislimi).

Gazeta më e madhe e Zvicrës i ka bërë një përshkrim të gjatë kësaj ngjarjeje, duke e përmendur edhe faktin që Kosova është shtet i pavarur, që i pengon Serbisë në çdo sferë.

Për më shumë, tifozët e skuadrës nga Beogradi njihen për përfshirjen edhe ne politikë, me djalin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Danilo Vuçiq, si njëri nga tifozët kryesorë të ekipit dhe i përfshirë edhe në përleshjet e tifozëve serbë me ata të Anglisë, gjatë EURO 2024, në Gjermani.

Screenshot

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se pjesëtarë…