Blick me artikull të veçantë për Kiana Kryeziun, skitaren e parë nga Kosova që merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore
“Një ëndërr e bërë realitet për Kiana Kryeziun në Pekin. Kosovarja e re ia ka caktuar vetes një objektiv ambicioz në sllallomin e madh”. Kështu e nis artikullin mediumi i madh zviceran “Blick”, për 17 vjeçaren nga Kosova.
Ajo është vetëm 17-vjeçare, por qysh tani ka shkruar histori. Kryeziu është garuesja e parë nga Kosova që merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore.
“Një ëndërr e bërë realitet. Në vendin tim, skijimi ngadalë por sigurt po merr rëndësinë e vet. Ka plane për maja dhe qendra skijimi”, deklaroi ajo për Blick.
Kosova është anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 2014. Katër vjet më parë, Albin Tahiri ishte garuesi i pare që përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore, ndërsa këtë here, ai nuk është vetëm.
Kiana Kryeziu u pyet nga Blick nëse ka lidhje me Zvicrën, ndërsa deklaroi se njeh disa nga bashkatdhetarët që luajnë futboll.
“Sigurisht që tashmë e njoh Xherdan Shaqirin, edhe nëse nuk luan për Kosovën”, ka thënë Kryeziu.
Ajo i hedh një vështrim shumë më të afërt një gruaje zvicerane, bashkëshorti i së cilës Valon Behrami ka lindur në Kosovën. Ajo është skitare e njohur zvicerane
“Lara Gut-Behrami është idhulli im më i madh”, thotë Kryeziu.
Sllallomi gjigand në konkurrencën e femrave zhvillohet të hënën.