Blick shkruan për përballjet e reja të Xhakës e Shaqirit me Serbinë
09 shkurt 2024
| 10:08
Dje u tërhoq shorti për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Në grupin e katërt të Ligës A, Zvicra u shortua në grup me Spanjën, Danimarkën dhe Serbinë.
Këtë të fundit, helvetikët e kanë mposhtur dy herë radhazi në fazën e grupeve të Botërorit 2018 dhe 2022, në krye me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.
Por, dy përballje të reja brenda një periudhe të shkurtër duket se nuk janë edhe aq të mirëseardhura për Zvicrën.
Mediumi i njohur, Blick shkruan se dy duelet e fundit kanë qenë mjaft të nxehta, marrë parasysh prejardhjen e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.
Ndeshjet e edicionit të ri të Ligës së Kombeve nisin në muajin shtator. /