‘Blick’: ‘Zviceranët’ e Kosovës të entuziazmuar për duelin vëllazëror ndaj Zvicrës
28 mars 2022
| 13:50
Janë lindur në Zvicër, por luajnë me Kosovën kundër Zvicrës. Mbrojtësit e Zurichut, Fidan Aliti dhe Mirlind Kryeziu do të luajnë për Kosovën kundër Zvicrës të martën, shkruan “Blick”.
Në stadiumin Letzingrund në shtëpi kundër vendit ku kanë lindur dhe janë rritur prindërit e tyre.
“Kur vendosa të luaj për Kosovën pas gjashtë vitesh te grupmoshat e reja të Zvicrës, e dija se në një moment do të vjen një ndeshje ndaj Zvicrës. Jam i lumtur, do të jetë një atmosferë fantastike në Letzigrund”, ka deklaruar Mirlind Kryeziu.
Ndërkaq, Aliti nga ana tjetër thotë: “Është gjithashtu një ndeshje e madhe pasi Zvicra ka shumë cilësi. Kam marrë shumë kërkesa për bileta. Mund ta mbushja vetë një tribunë”.