Blinken akuzon Rusinë për ‘sulm’ ndaj sistemit botëror të ushqimit

04 gusht 2023 | 14:05

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Bliken, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, akuzoi Moskën për “shantazh”, pasi Rusia së fundi u tërhoq nga një nismë kyçe e eksportit të drithërave.

Kryediplomati amerikan, që udhëhoqi mbledhjen për pasiguritë ushqimore, u tha 15 anëtarëve të Këshillit ët Sigurimit se “uria nuk mund të shndërrohet në armë”.

Ai tha se Rusia, me nisjen e pushtimit të Ukrainës vitin e kaluar, shkaktoi “sulm” ndaj sistemit botëror të ushqimit.

Blinken kritikoi Moskën për tërheqjen muajin e kaluar nga marrëveshja që mundësonte eksportimin e sigurt të drithërave ukrainase përmes detit, në kohën kur lufta ndaj dy shteteve po vazhdon.

Moska ka refuzuar që të zgjasë marrëveshjen, duke çuar në rritjen e çmimeve të drithërave, që ka goditur më së rëndi shtetet e varfra.

“Çdo anëtar i këtij këshilli, çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara duhet t’i thotë mjaft Moskës, mjaft përdorët Detin e Zi si shantazh”, tha Blinken. “Mjaft i trajtuat njerëzit më të cenueshëm në botë si levë. Mjaft me këtë luftë të pajustifikuar”, shtoi ai.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Luis Enrique ka reaguar pas zërave të një dite…