Blinken: Gjermania është mikja më e mirë e SHBA-së
Sekretari amerikan i Shtetit theksoi sot në Berlin se SHBA-ja nuk kishte mike më të mirë se Gjermaninë.
“Mendoj se është e drejtë të them se SHBA-ja nuk ka partnere më të mirë, mike më të mirë në botë se Gjermaninë”, deklaroi Antony Blinken një një deklaratë për shtyp me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Këto deklarata mund të duket se janë një largim nga pozicioni tradicional i SHBA-së, që konsiderojnë zakonisht Britaninë e Madhe si partneren e tyre më të afërt.
“Fillon me vlera dhe interesa të përbashkëta si dhe një besim të përbashkët se të gjitha sfidat me të cilat përballemi kanë një ndikim në jetën e njerëzve”, shtoi Blinken, tek i cili Gjermania është hapi i parë për një turne europian.
“Ne e dimë dhe jemi dakord për të thënë që asnjë vend nuk mund t’i kapërcejë ata vetëm”, shtoi ai.
Sekratari amerikan i Shtetit do të vazhdojë turneun në Francë dhe në Itali.