Blinken i kërkon Greqisë dhe Turqisë ta zbusin retorikën

21 shkurt 2023 | 15:46

Pas ndalesës në Turqi, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po qëndron për një vizitë dy ditore në Athinë.

Shefi i diplomacisë amerikane u bëri thirrje dy vendeve rivale, Greqisë dhe Turqisë, të angazhohen në diplomaci për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe për të shmangur veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet.

Dy aleatët e NATO-s kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh si të drejtat për kërkimin e naftës dhe gazit në Egje, hapësirën ajrore dhe ishullin e Qiprons të ndarë në vija etnike.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u kërkoi sot aleatëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, të zbusin retorikën kundër njëra tjetrës, ndërsa zgjedhjet kombëtare në të dyja vendet po afrojnë.

Thirrja e zotit Blinken vjen në kuadër të përpjekjeve për të forcuar unitetin në aleancën transatlantike, ndërsa po afrohet përvjetori i parë i sulmit rus kundër Ukrainës.

Sekretari Blinken u takua me udhëheqësit grekë në Athinë pas një ndalese në Turqi, ku ai vizitoi rajonet më të goditura nga tërmeti vdekjeprurës.

“Është thellësisht në interesin tonë dhe besoj edhe në interesin e Greqisë dhe Turqisë, që të gjejnë mënyra për të zgjidhur mosmarrveshjet e vjetra, përmes dialogut, diplomacisë dhe në mënyrë paqësore, duke mos ndëmarrë asnjë veprim të njëanshëm. Çdo retorikë e ngarkuar do t’i bënte gjërat më të vështira dhe më sfiduese”, tha ai.

Zyrtarët në Greqi dhe Turqi u shprehën të gatshëm të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e vjetra mbi kufijtë detarë në Mesdheun lindor, pas tërmetit shkatërrues, që shkaktoi vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve në Turqi dhe Siri.

Për shumë vite, dy vendet fqinje kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, duke përfshirë kufijtë e Detit Egje dhe hapësirës ajrore, të drejtat e kërkimit për naftë dhe gaz dhe ishullin e ndarë të Qipros.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me Realin e Madridit që prej kohësh kërkon në merkato…