Blinken i shkruan letër Selakoviqit: Mbështesim Serbinë për marrëdhënie të mira me fqinjët

26 nëntor 2021 | 19:26

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka shkruar letër ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, me rastin e 140 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Serbi.

Blinken në letrën dërguar Selakoviqit tha se miqësia e fortë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë u krijua duke luftuar krahë njëra-tjetrës në dy luftërat botërore.

Tutje, ai tha se SHBA-të qëndrojnë krah Serbisë dhe janë të përkushtuar për një bashkëpunim më të fortë politik, ekonomik dhe për të nxitur paqen dhe marrëdhëniet e mira me të gjithë fqinjët e saj.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Serbinë në rrugën e saj përpara si një vend modern dhe i begatë në zemër të Evropës. Ne jemi të përkushtuar për një bashkëpunim gjithnjë e më të fortë politik, ekonomik dhe të sigurisë dhe për të punuar me ju për të çuar përpara reformat e brendshme, për të nxitur paqen dhe marrëdhëniet e mira me të gjithë fqinjët tuaj dhe për të arritur objektivin tuaj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në letrën e Blinken, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Blinken tha se e duartroket thirrjen e Serbisë për integrimin rajonal ekonomik, i cili sipas tij, me zbatimin gjithëpërfshirës do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

“Sot, unë shoh një të ardhme edhe më të ndritur duke punuar së bashku me Serbinë si mike dhe partnere në Evropën Juglindore dhe si bashkëpunëtorë të sigurisë në skenën globale. Unë besoj se vendet tona do të krijojnë marrëdhënie bilaterale gjithnjë e më të forta në vitet në vijim”, ka shkruar Blinken, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, në dorëshkrimin e tij, Blinken tha se vlerëson përpjekjet e Selakoviq për marrëdhënie më të mira midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërmarrja Publike me e madhe në vend, Korporata Energjetike e…