Blinken: Rusia po dështon në luftë, Ukraina me sukses po mbrohet
25 prill 2022
| 08:37
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka folur para medieve pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.
Ai tha se Rusia po vazhdon të tentojë dhe “brutalizojë” pjesë të Ukrainës, duke shtuar se ukrainasit po “kundërpërgjigjen fuqishëm” në luftën e përgjakshme.
“Ukraina, sovrane dhe e pavarur do të jetë shumë më gjatë sesa që Vladimir Putini do të jetë në pushtet në Rusi”, shtoi Blinken.
Sekretari i Shtetit ka njoftuar se së bashku me sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin, kishin udhëtuar drejt Kievit me tren nga Polonia.