Blinken shkruan në “Twitter” për takimin me Ramën
Sekretari i Shtetit amerikan, Antony Blinken ka komentuar takimin me kryeministrin Edi Rama një ditë më parë në Uashington, ndërsa ka shpërndarë në rrjetin e tij social “Twitter” disa foto nga takimi me kreun e qeverisë shqiptare.
Blinken ka shkruar se janë bërë tashmë 100 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së teksa pret që të vijojnë edhe për 100 vite të tjera.
“Ishte kënaqësi të prisja kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe të festonim 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Ne mirëpresim 100 vitet e ardhshme”, ka shkruar Blinken.
Të martën në Uashington kryeministri Edi Rama takoi Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.
Takimi zgjati rreth 45 minuta dhe ishtë i një rëndësie të veçantë.
Rama ka thënë se e vlerëson shumë miqësinë me SHBA-të dhe se Shqipëria do të bëjë maksimumin për ta merituar këtë miqësi të veçantë.
Glad to host Albanian Prime Minister @ediramaal and celebrate the 100th anniversary of U.S.-Albanian diplomatic relations. Looking forward to the next 100 years! pic.twitter.com/BpycaYikDM
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 16, 2022