Blinken takon Zelenskyn
25 prill 2022
| 00:01
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Kiev dhe është takuar me presidentin Volodymyr Zelensky.
Kjo u bë e ditur nga një këshilltar i presidentit ukrainas.
Vizita e Blinken në Kiev vjen pas refuzimit nga pala ruse për një armëpushim ditën e Pashkës.
Kujtojmë që gjatë të dielës forcat ruse bombarduan Odesën ku shkaktuan 8 viktima si dhe Luhanskun duke vrarë disa të tjerë.