Blinken ua përcjell Osmanit dhe Kurtit përshëndetjet e ngrohta të Bidenit

27 korrik 2022 | 08:07

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar videon nga takimi i sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Në pjesën hyrëse të takimit, e cila u bë publike, Blinken fillimisht ua përcjell Osmanit dhe Kurtit përshëndetjet e ngrohta të ShBA-së, Joe Biden.

“Mirëdita të gjithëve! Zonja presidente, kryeministër, e mrekullueshme t’ju kemi këtu në Departamentin e Shtetit dhe në Shtetet e Bashkuara. Kosova është një partnere e palëkundur e Shteteve të Bashkuara dhe mendoj se, siç e dini të gjithë, ka një histori të gjatë dhe të fortë mes nesh, veçanërisht me presidentin Biden, i cili ju dërgon përshëndetjet e tij të ngrohta”, thotë Blinken.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani është kualifikuar në raundin e tretë të Conference League,…