Blinken vizitë në Danimarkë, diskuton për ekonominë, sigurinë dhe klimën

17 maj 2021 | 16:06

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është takuar të hënën në Kopenhagë me kryeministren daneze Mette Frederiksen. Bisedimet u përqendruan në çështje ekonomike, ato që lidhen me sigurinë dhe klimën, si dhe nxitjen e vazhdueshme që administrata Biden po i bën përpjekjeve për të forcuar lidhjet me aleatët e Shteteve të Bashkuara.

“Ne presim një thellim të partneritetit tonë mbi qëllime të ndërsjella, që përfshijnë përballjen me krizën që shkaktojnë ndryshimet klimatike, rritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, garantimin e sigurisë në fushën e energjisë si dhe partneritetin në kuadër të vendeve të Arktikut”, ka thënë Blinken pas takimit me Frederiksen.

Diplomati i lartë amerikan ka zhvilluar gjithashtu një takim edhe me Mbretëreshën Margrethe II.

Para se të nisej nga Uashingtoni, Blinken ka thënë se Kopenhaga do të jetë “ndalesa e parë në një udhëtim që do të përqendrohet në forcimin e NATO-s, partneritetit në kuadër të vendeve të Arktikut, përballjen me krizën e klimës si dhe sfidat e tjera globale”.

Pas Danimarkës Blinken do të shkojë në Rejkjavik të Islandës, ku do të marrë pjesë në takimin ministror të Këshillit të Arktikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë Kurti në…