Blinken viziton të dielën Kievin

23 prill 2022 | 20:18

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken do të vizitojë Kievin të dielën. Lajmin e bëri të ditur presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

Vizita, e cila do të përfshijë gjithashtu Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA, Lloyd Austin, do të jetë udhëtimi i parë zyrtar i zyrtarëve të qeverisë amerikane që kur Rusia filloi pushtimin e vendit në shkurt.

“Nesër, zyrtarët amerikanë do të vijnë të na vizitojnë”, u tha Zelensky gazetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kimete Berisha Njëherë e bëri TERR. I bindur se…