Blinkeni bisedon me homologun britanik për “rritjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën”

16 dhjetor 2024 | 09:05

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, raportohet se ka biseduar me telefon me sekretarin e jashtëm britanik David Lammy.

Ata, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë diskutuar sfidat globale, duke përfshirë nevojën për të rritur mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

Kjo u raportua të dielën nga Departamenti Amerikan i Shtetit, shkruan më tej Ukrinform.

“Për Ukrainën, ata diskutuan nevojën për të rritur ndihmën për sigurinë, veçanërisht duke pasur parasysh vendimin përshkallëzues të Rusisë për t’iu drejtuar DPRK-së (Koresë së Veriut) për të furnizuar Rusinë me ushtarë për të vazhduar luftën e saj brutale të agresionit”, thuhet në raport.

Kryediplomatët thuhet se diskutuan edhe për situatën në Siri dhe parimet që duhen ndjekur gjatë procesit të tranzicionit dhe formimit të qeverisë së re.

Gjithashtu, u diskutua për situatën në Rripin e Gazës dhe rëndësinë e përfundimit të marrëveshjes për armëpushim.

Siç raportoi Ukrinform më herët, javën e kaluar Shtetet e Bashkuara njoftuan disa paketa të ndihmës për mbrojtjen dhe ekonomike për Ukrainën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të bëhet inaugurimi i Zyrës Regjionale të Agjencisë…