Blinkeni i kërkon Serbisë t’u përmbahet zotimeve, përmes dialogut të arrihet marrëveshja e normalizimit me Kosovën

15 shkurt 2024 | 16:33

Sekretari amerikan i Shtetit, i cili aktualisht po qëndron në Tiranë, Antony Blinken, përmes një letre ka uruar popullin e Serbisë për ditën e shtetësisë.

Me këtë rast, Blinkeni ka kërkuar nga Serbia që të zbatojë zotimet e saj, dhe t’i përmbahet dialogut të BE-së për çështjen e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Serbinë që të zbatojë zotimet e saj dhe të ecë përpara përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën”, është thënë mes tjerash në kërkesën e Blinkenit.

Më tutje, ai ka thënë se janë të përkushtuar të mbështesin qëllimin e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Dhe presim me padurim të punojmë me qeverinë e re të Serbisë dhe partnerët tanë evropianë për të ndihmuar Serbinë në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në BE”, ka thënë ai në letrën drejtuar Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 16.02.2024 Punime të…