Blinkeni: Ka zero dëshmi se Putini është i gatshëm për paqe

01 mars 2023 | 16:57

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë një vizite në Uzbekistan,  ka thënë se administrata e Biden ka “zero prova” se presidenti rus, Valdimir Putin, ishte i përgatitur të angazhohej në bisedime serioze paqeje.

“Përkundrazi, provat janë të gjitha në drejtim të kundërt. Pyetja e vërtetë është nëse Rusia do të arrijë në një pikë ku është vërtet e përgatitur për t’i dhënë fund agresionit të saj”, ka thënë Blinkeni, shkruan “Skynews”.

Blinkeni, mes tjerash, ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në Evropë këmbëngulin se qëllimi i tyre kryesor për momentin është rritja e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në mënyrë që ajo të rimarrë territorin e saj dhe të jetë në një pozicion më të mirë nëse përfundimisht fillojnë bisedimet thelbësore.

“Vetëm atëherë do të kishte një shans për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, ka thënë Blinkeni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
67 mijë e 138 persona i kanë vizituar hotelet në…