Blinkeni kujton ambasadoren Kaidanow: Ishte diplomate e jashtëzakonshme
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka përkujtuar ambasadoren Tina Kaidanow e cila vdiq pak ditë më parë.
Në një postim në platformën “X” ku ka rishpërndarë atë të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, Blinken ka thënë se Kaidanow ishte diplomate e jashtëzakonshme.
Blinkeni ka thënë se Kaidanow ishte edhe shoqe e jashtëzakonshme e tij.
“Ambasadorja Tina Kaidanow ishte një diplomate e jashtëzakonshme që udhëhoqi në disa nga çështjet më sfiduese të politikës së jashtme të kohës së saj. Ajo ishte një kolege dhe shoqe e jashtëzakonshme, thellësisht e zgjuar, qesharake, këmbëngulëse dhe e përkushtuar ndaj diplomacisë amerikane. Qoftë i bekuar kujtimi i saj”, ka shkruar Blinkeni.
Ambassador Tina Kaidanow was an extraordinary diplomat who led on some of the most challenging foreign policy issues of her time. She was an exceptional colleague and friend – deeply smart, funny, tenacious, and devoted to American diplomacy. May her memory be a blessing. https://t.co/XED8flCW7j
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) October 21, 2024