Blinkeni në Tiranë: Të gjithë në ShBA po e dëgjojnë Dua Lipën

15 shkurt 2024 | 16:21

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në fjalën e tij gjatë një aktivitet me të rinjtë dhe të diplomuarve me temë “Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri”, ka vlerësuar mikpritjen e Shqipërisë, ndërsa ka vlerësuar edhe kryeministrin Edi Rama.

“Mirëdita të gjithëve ju falënderoj për një mirëpritje të mrekullueshme në vendin e Shqiponjave e ndjej ambientin e ngrohtë që më shoqëron në Tiranë nuk mund t’ju shpjegoj se sa mirënjohës jam. Jam i lumtur që të jem sot me ju të festojmë arritjet e këtyre programeve është një moment i rëndësishëm, falënderoj Devid Wisner që po drejton aktivitete e Ambasadës së ShBA-së dhe sidomos Edin, z kryeministër jam shumë i lumtur, ju si kryetra bashkie e keni energjizuar dhe i keni dhënë drita të bukura”, ka thënë Blinkeni.

Sekretari Blinken ka vlerësuar ndihmën që dha Shqipëria për të pritur qytetarët afganë, për t’i shpëtuar regjimit të talebanëve.

“Ju mund të shikoni shpresën e jashtëzakonshme në sytë e afganëve dhe ajo është ringjallur se ata ndihen të sigurt në Shqipëri, që më pas do të kenë rrugën e tyre ShBA. Unë jam mirënjohës që ju mbështete afganët të shpëtonin nga talebanët”, ka thënë Blinkeni.

Në fund Blinkeni ka vlerësuar edhe rininë shqiptare, të cilët i konsideroi si persona që do krijojnë një të ardhme më të sigurt në botë. “Nëse shkëmbejmë eksperiencën tonë aq më shumë do të përparojmë dhe bota do të jetë më e sigurt. ShBA-ja dhe Shqipëria kanë lidhur marrëdhëniet 100 vite më parë, për gjysmën e periudhës këto marrëdhënie nuk ekzistonin, por sot në shekullin e ri ne vendet tona do ta bëjmë botën më të sigurt dhe do jeni ju të rinjtë që do e bëni këtë”, ka thënë Blinkeni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka vazhduar kritikat…