Blinkeni njofton për bisedën me Kurtin

06 shtator 2021 | 17:19

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” për bisedën e sotme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ndërsa Blinkeni ka thënë se e ka falënderuar Kurtin për pritjen e afganëve, ndërsa s’i ka harruar as qytetarët e Kosovës, teksa ka rikujtuar se shumë prej tyre vetë dikur ishin refugjatë.

“Në bisedën time sot me kryeministrin e Kosovës Albin Kuri e falënderova qeverinë dhe popullin e Kosovës për pritjen e afganëve në rrezik. Qytetarët e Kosovës, shumë prej të cilëve dikur refugjatë vetë, sërish kanë demonstruar gatishmërinë dhe kapacitetin e tyre për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale”, ka shkruar Blinkeni.

Për këtë bisedë, po në “Twitter” ka shkruar edhe Kurti, i cili ka thënë se miqësia e Kosovës me ShBA-në po bëhet më e fortë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Endri Çekiçi kërkon më shumë minuta nga Edoardo Reja pas…