Blinkeni paralajmëron për një sulm ushtarak kinez në Tajvan: Do ketë pasoja globale

09 prill 2023 | 17:28

Të shtunën Kina filloi manovrat ushtarake pranë Tajvanit në kohën e rritjes së tensioneve pranë ishullit. Manovrat treditore janë një “paralajmërim” ndaj “forcave separatiste” në Tajvan bëri të ditur ushtria kineze të shtunën.

Ato pasojnë menjëherë pas vizitës së presidentes së Tajvanit, Tsai Ing-ven në SHBA. Tsai e akuzoi Pekinin për “ekspansionizëm autoritar”. Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit bëri fjalë për një rrezikim “serioz” të sigurisë rajonale.

“Nëse Kina sulmon ushtarakisht Tajvanin, kjo do të kishte pasoja globale”, ka paralajmëruar edhe Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Blinkeni ka thënë për grupin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe, se kjo mund të çojë në një krizë ekonomike globale. Tajvani ka një rol kyç në tregtinë globale.

“Çdo ditë kalojnë me anije rreth 50% e tregtisë botërore në rrugën detare të Tajvanit. Të paktën 70% e gjysmëpërçuesve prodhohen në Tajvan”, ka thënë Blinken.

Kina nuk e pranon më status-quonë, paqen prej vitesh dhe stabilitetin që ka sjellë ai në rajon. Qeveria në Pekin ka rritur presionin ndaj Tajvanit dhe “nxjerr në pah fuqinë ushtarake”, theksoi Blinken.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar qytetarët…