Blinkeni pas takimit të NATO-s: Folëm se si ta ndihmojmë të ardhmen euroatlantike të Ballkanit

29 nëntor 2023 | 13:15

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është deklaruar pas takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s.

Blinkeni përmes një shkrimi në platformën “X”, ka thënë se kanë diskutuar shumë çështjeve gjatë këtyre takimeve.

Sipas tij, kanë folur edhe për mënyrën se si të ndihmojnë të ardhmen euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor.

“Aleanca e NATO-s është e bashkuar. Ne mbuluam shumë çështje gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm – nga pritshmëritë tona në Samitin e Uashingtonit vitin e ardhshëm, në mënyrat se si mund të thellojmë partneritetin tonë me Ukrainën, deri tek mënyra se si mund të ndihmojmë në mbështetjen e të ardhmes euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Blinkeni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është bërë e njohur për publikun shqiptar pasi ka…