Blinkeni pritet ta vizitojë Shqipërinë më 16 shkurt
06 shkurt 2024
| 16:21
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, pritet që ta vizitojë Shqipërinë më 16 shkurt.
Kështu ka raportuar “Top-Channel”.
Sipas këtij mediumi është duke u punuar në finalizimin e detajeve të kësaj vizite.
Vizita në Shqipëri e Blinkenit do të jetë e para, prej vitit 2021 kur ai ka marrë drejtimin e diplomacisë amerikane.
Qëllimet e kësaj vizite nuk dihet, por është thënë se sekretari amerikan i Shtetit, vjen si një vlerësimin për Shqipërinë, si një aleate e ShBA-së dhe në NATO.
Vizita e Anthony Blinken, është e katërta e një sekretari amerikan në Shqipëri.