Blinkeni: Qëndrojmë me popullin e Bosnjës në ndjekjen e drejtësisë për viktimat
11 korrik 2023
| 16:35
Sekretari amerikan, Antony Blinken, në 28-vjetorin e gjenocidit ka kujtuar viktimat e Masakrës së Srebrenicës.
Blinkeni ka thënë se ShBA-ja qëndron me popullin e Bosnjë-Hercegovinës në ndjekjen e vazhdueshme të drejtësisë për viktimat.
“Në 28-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, ne kujtojmë të gjitha viktimat e tij dhe qëndrojmë me popullin e Bosnjë-Hercegovinës në ndjekjen e vazhdueshme të drejtësisë për viktimat dhe të dashurit e tyre”, ka shkruar Blinkeni në “Twitter”.
On the 28th anniversary of the Srebrenica genocide, we mourn all its victims and stand with the people of Bosnia and Herzegovina in continued pursuit of justice for victims and their loved ones.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) July 11, 2023