Blinkeni sërish kërkon nga Vuçiqi që ta njoh Kosovën
Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Anthony Blinken, ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njohjen e ndërsjellë me Kosovën.
Në letrën dërguar Vuçiqit më 23 shkurt, ai ka vlerësuar se synimi i ShBA-së është një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Serbisë dhe Kosovës të përqendruar te njohja e ndërsjellë.
“ShBA-ja është e përkushtuar për marrëdhëniet tona afatgjate. Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, stabile, prosperuese dhe demokratike në hapin drejt anëtarësimit në BE. Qëllimi afatgjatë i SHBA-së ka qenë ta shoh Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqëndruar në njohjen reciproke”, ka shkruar Blinken ndër tjera në letrën që ia kishte dërguar Vuçiqit jashtë protokollit të zakonshëm, e ku në fund të saj kishte shkruar edhe një mesazh me stilolaps, raportojnë mediat serbe.