Blinkeni sërish kërkon veprime të përgjegjshme nga Kosova dhe Serbia
01 qershor 2023
| 15:00
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u ka kërkuar krerëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë që të ulin tensionet, duke paralajmëruar se ata po rrezikojnë aspiratat e integrimit evropian.
“Ne u bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe të Serbisë që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet”, ka thënë Blinken në Oslo të Norvegjisë.
Duke folur pas një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo, Blinkeni ka thënë se shumë aleatë janë shprehur të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës.
Kjo nuk është hera e parë që sekretari Blinken ka reaguar për tensionet në pjesën veriore të Kosovës. /REL