Blinkeni: ShBA-ja nuk e ka ndihmuar Ukrainën për sulmet brenda Rusisë
07 dhjetor 2022
| 08:33
Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se nuk e kanë ndihmuar Ukrainën të sulmojë brenda Rusisë pas një vale sulmesh me dronë brenda territorit rus.
Kievi nuk mori drejtpërdrejt përgjegjësinë, por as nuk e kritikoi veprimin, i cili vrau tre persona, sipas raporteve nga Rusia.
“Ne as nuk i kemi inkurajuar dhe as i kemi mundësuar ukrainasit të sulmojnë brenda Rusisë”, u tha gazetarëve sekretari i shtetit Antony Blinken.
Uashingtoni ka refuzuar të furnizojë me raketa me rreze të gjatë ATACMS nga frika se mund të çojë në një konfrontim të drejtpërdrejtë midis forcave ruse dhe atyre të ShBA-së dhe NATO-s.