
Blinkeni takohet me Netanyahun në Tel Aviv
12 tetor 2023
| 13:05
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është duke zhvilluar një takim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Tel Aviv, sipas një deklarate nga zyra e Netanyahut.
“Ne jemi këtu – dhe ne nuk do të shkojmë askund”, i ka thënë Blinkeni, Netanyahut në fillim të takimit, është thënë në deklaratë, raporton “CNN”.
Ndër të tjera, në takim morën pjesë edhe ministri i Jashtëm izraelit, kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit dhe ambasadori i Izraelit në Uashington.