Blinkeni uron Serbinë pasi u zgjodh për ta drejtuar ‘Expo 2027’
Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, nëpërmjet një një statusi në “Twitter”, ka uruar Serbinë, pasi e njëjta është zgjedhur për të pritur panairin ndërkombëtar “Expo 2027”.
“Faleminderit të gjithëve që përkrahën ofertën e ShBA-së drejtimin e ‘Expo 2027’. Urojmë Serbinë për ofertën e tyre bindëse dhe mezi presim të shfaqim pavijonin e mahnitshëm në 2027”, ka shkruar Blinkeni.
Panairi “Expo 2027” do të mirëpresë shumë shtete pjesëmarrëse, si edhe miliona vizitorë nga e gjithë bota me synimin dhe qëllimin e nxitjes e krijimit të partneriteteve ndërkombëtare, shkëmbimit të kulturave, mundësive të biznesit dhe investimeve.
Thank you to all who supported the United States bid to host @usaexpo2027. We congratulate Serbia on their compelling bid and we look forward to showcasing an amazing pavilion in 2027.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) June 21, 2023