
“Bllaca 99”, sot vihet gurthemeli i Muzeut të gjenocidit serb
10 prill 2019
| 08:26
Sot bëhet vënia e gurthemelit të Muzeut të gjenocidit serb “Bllaca 99”, në fshatin me të njëjtën emër të komunës së Hanit të Elezit.
“Në kujtim të eksodit të ‘99-s dhe të rënëve për liri, dëshmorëve dhe të zhdukurve,Zyra e Kryeministrit organizon ceremoninë e vënies së gurthemelit të Muzeut të gjenocidit serb “Bllaca 99”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.