Bllokadë e konfuzion në kufirin Kosovë-Serbi (video)

20 qershor 2023 | 19:01

Shoferë kamionësh në territorin e Serbisë kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt tri pikave kufitare me Kosovën, Merdare, Jarinjë dhe Bërnjak, që nga mbrëmja e 19 qershorit, duke mos lejuar kamionë me targa të Kosovës të kalojnë nëpër territorin serb.

Bllokimi i rrugëve është bërë në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Prishtinës zyrtare për të ndaluar hyrjen në Kosovë të kamionëve me targa të Serbisë dhe atyre që bartin mallra serbe, raporton Rel.

Pikat e tjera kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, kanë funksionuar normalisht.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…