Bllokimi i Instagramit në Turqi, Erdogan: Po përballemi me fashizmin dixhital, nuk jemi ende aty ku duam të jemi
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan thotë se Turqia po përballet me fashizmin digjital, pasi prej ditësh është bllokuar rrejti social Instagram.
“Ne po përballemi me fashizmin dixhital” për censurimin e Instagram-it të përmbajtjes në lidhje me vrasjen e Haniya, presidenti turk tha se nëse kërkesat e drejta të Turqisë respektohen, problemi do të zgjidhet vetë, u shpreh Erdogan.
Përveç kësaj, ai kritikoi standardet e dyfishta të aplikuara nga kompanitë e mediave sociale në Turqi në të kaluarën dhe sot, duke shtuar se organizatat terroriste si PKK dhe FETÖ propagandojnë lirshëm në këto platforma dhe “paralajmërimet e Turqisë në këtë drejtim nuk merren parasysh”.
Erdogan gjithashtu theksoi se Turqia nuk ka asnjë problem me lirinë e shprehjes së askujt dhe se qëllimi i tyre kryesor është mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe vlerave të përbashkëta të vendit.