Bllokimi i qytetarëve të Kosovës në Serbi, reagon Von Cramon: Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten
17 prill 2024
| 14:28
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka reaguar pas maltretimit të qytetarëve nga Kosova që është duke iu bërë Serbia në pikat kufitare.
Von Cramon përmes një postimi në “X” ka shkruar se Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten.
“Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lejoj qytetarët me pasaporta dhe letërnjoftim të Kosovës që të kalojë kufirin e Batrovcit! Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë”, ka shkruar ajo.
Ndryshe MPJD-ja dhe MPB-ja u kanë bërë thirrje sot qytetarëve që të shmangin me çdo kusht kalimin nëpër Serbi, për shkak të tensionimit të sigurisë.