Bllokimi i rrjeteve sociale, vjen reagimi i parë nga “Facebook”-u
04 tetor 2021
| 20:44
Shefi i komunikimit në “Facebook”, Andy Stone ka reaguar në “Twitter” për rrjetet sociale në pronësi të “Facebook”-ut që kanë dalë jashtë funksioni më shumë se dy orë.
“Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim”, ka shkruar ai, pasi “WhatsApp”, “Instagram” dhe “Facebook Messenger” janë të gjitha në pronësi të “Facebook”-ut.
Platformat më të klikuara të komunikimit me mesazhe janë bllokuar në të gjithë botën.