Bllokohen llogaritë e kompanisë së Martin Berishajt në Mal të Zi

09 maj 2022 | 13:33

“Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dyshohet se përmes kompanisë së tij ‘MB Consulting’, e cila është regjistruar në Podgoricë, ka pastruar rreth 600 mijë euro”. Kështu nis artikulli i medias malazeze.

Në këtë artikull, ata i referohen raportimit të mediave sllovene dhe atyre kosovare, ndërsa është thënë se në llogarinë e Berishajt ka pasur qarkullime milionëshe.

“Ajo kompani ka realizuar një fitim neto prej 99 141 euro në vitin 2016, ndërsa në vitin 2017, fitimi neto është rritur shumë herë në 807 030 euro. U regjistrua se kishte qarkullime milionëshe. Sipas raportimeve të mediave në Slloveni, ambasadori i Kosovës në Kroaci dyshohet se i ka transferuar rreth 600 mijë euro para të gatshme nga një llogari bankare në Mal të Zi tek politikani slloven Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Bëhet fjalë për paratë që kompania ‘MB Consulting’ ka marrë nga kompania energjetike GEN, e cila është e regjistruar në Serbi”, është thënë në raportim.

Në vijë me këtë, media malazeze raporton se: “janë bllokuar llogaritë e kompanisë së Berishajt në Mal të Zi për shkak të një borxhi prej 31 mijë e 14 euro. Pak ditë më parë ai mohoi të kishte marrë pjesë në pastrim parash dhe vazhdoi të fliste me përfaqësues diplomatikë të vendeve të tjera si të mos kishte ndodhur asgjë”, ka raportuar “Press”.

Në anën tjetër, vet Berishaj kishte mohuar të ketë lidhje me skandalin e lartpërmendur nëpërmjet një reagimi.

“Shpifjet nuk kalojnë! Pavarësisht nga fushata parazgjedhore në Slloveni dhe ballafaqimi i fundit i mbrëmshëm në mes akterëve kryesor politik, i z. Janša dhe z. Golob, ku u mohua shkrimi i Planet tv lidhur me emrin tim, nga sot, padia ime kundër portalit në fjalë, hap rrugë për fjalën e fundit gjykatës. Nuk është e drejtë të jemi thjesht të sigurt në drejtësi dhe në të vërtetë. Duhet edhe ta mbrojmë drejtësinë dhe te vërtetën. Përndryshe shpifjet bëhen normale”, kishte shkruar Berishaj në reagimin e tij në “Facebook”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA,…