Bllokohen në Valbonë 3 alpinistë, njëri prej tyre është lënduar

26 qershor 2022 | 20:03

Tre alpinistë shqiptarë janë bllokuar në Valbonë. Sipas informacioneve paraprake të siguruara mësohet se 3 alpinistët kanë ngatërruar rrugën në Valbonë pasi janë ndarë nga grupi tjetër i shokëve.

Tre alpinistët kanë mbetur tek Bjeshka e Zharit të Gjeles, ndërsa njëri prej tyre është dëmtuar në njërën këmbë.

Alpinistët kërkuan ndihmë nga policia dhe banorët e zonës, ndërsa mësohet se pritet që të mbërrijë një helikopter për t’i marrë, pasi terreni është shumë i vështirë për t’u aksesuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Provimi i fundit i maturës është kthyer në makth për…