Bllokohet anija turistike me 1 300 pasagjerë në bord
Skuadrat e shpëtimit në Norvegji u kanë shkuar në ndihmë të paktën 1 mijë e 300 personave të bllokuar në një anije në bregun perëndimor të vendit nordik. Anija turistike “Viking Sky” lëshoi një sinjal për ndihmë, pasi nisi drejtimin për në tokë. Mjeti lundrues u ndodh në vështirësi kur kishte hyrë në një ngushticë të vështirë ujërash dhe për pak sa u përplas me shkëmbinjtë.
Sidoqoftë, anija arriti të ndizte tre nga 4 motorët e saj dhe ndërroi kurs drejt portit më të afërt, e ndjekur nga varkat e shpëtimit. Disa qindra pasagjerë janë shpëtuar nga ekipet e emergjencave, shumica e të cilëve janë shtetas britanikë dhe amerikanë. “Viking Sky” po udhëtonte drejt lokalitetit Stavanger, e nisur nga Tromso.
5 helikopterë dhe anije të shumta shpëtimi u thirrën për t’i ardhur në ndihmë. Edhe një nga anijet ndihmëse pësoi dëmtime në motor dhe një gazetë lokale ka bërë me dije se për shkak të kushteve “brutale” të motit, anija u detyrua të kthehet mbrapsht. /abcnews.al/