Bllokohet Beogradi, ngriten tenda në të cilat do të qëndrojnë protestuesit kundër Vuçiqit (foto)
Përfaqësuesit e studentëve, të cilët ndanë nisur protestat pas zgjedhjeve për shkak të parregullsive zgjedhore, të premten kanë nisur bllokadën njëzet e katër orëshe në Beograd.
Protesta e studentëve ka nisur pikërisht në mesditë dhe siç është thënë do të jetë një lloj kampi i ndarë në disa zona.
Njëri nga organizatorët e bllokadës, Nikolla Ristiq, ka thënë për mediat serbe se për sot është planifikuar bllokadë 24 orëshe dhe se do të mblidhet në cep të rrugëve “Birçaninova” dhe “Kneza Millosh”.
“Ne po bëjmë një kamp në kryqëzimin me çadra dhe gjithçka që shkon me të. Do të kemi shumë përmbajtje kulturore, artistike dhe edukative. Presim në radhë të parë që Ministria t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës sonë. Vala e rebelimit mes të rinjve do të përhapet”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se gjatë ditës atyre do t’u bashkohen edhe organizatat mjedisore, si dhe studentët nga Novi Sadi të cilët sonte do ta kalojnë natën me ta.