Bllokohet kanali i Suezit në Egjipt

24 mars 2021 | 12:37

Kanali i Suez në Egjipt është bllokuar nga një anije e madhe konteinerësh që u përplas pasi humbi kontrollin. Pak këtij aksidenti kanë mbetur të bllokuara dhjetëra anije që transportojnë mallra në këtë rajon.

Një anije tërheqëse u vendos për të ndihmuar zhvendosjen e anijes 400 metra të gjatë dhe 59 metra të gjerë, por duket se ky operacion mund të zgjasë dhe bllokimi do të vijojë dhe për disa ditë.

Nga ana tjetër autoritetet në Egjipt kanë bërë me dije se është rihapur kanali i vjetër dhe është devijuar i gjithë trafiku i anijeve për të mos bllokuar tregtinë.

Dhjetëra anije kanë mbetur të bllokuara dhe dyshohet se shkak për këtë incident është bërë era e fortë e cila ka bërë që anija të devijonte drejtimin dhe u përplas.

Kanali i Suezit është rruga ujore që lidh Mesdheun me Detin e Kuq, dhe siguron lëvizjen e mallrave mes Azisë dhe Evropës./tvklan.al/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën Infektive të QKUK-së nga mëngjesi i së mërkurës…