Bllokohet Lagjja e Boshnjakëve në Mitrovicë për pak kohë, ndërhyn policia dhe shpërndan turmën
31 tetor 2024
| 21:19
Lagjja e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës është bllokuar për pak momente, pasi persona të panjohur kanë shpërthyer gomat e dy veturave.
Kjo pas në përmendoren e dëshmorit, Avni Koshtova ishte vendosur një “sticker”.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani ka thënë për gazetën online Reporteri.net, se situata tani është e qetë.
“Ka pas një stikers që është vendos fillimisht në një përmendore aty afër. Një masë e njerëzve është mbledh (prej rreth 10 personave) dhe kemi dy vetura që iu janë shpërthy gomat me mjete të mprehta (nga një gomë në secilën veturë) dhe tash policia po e heton këtë rast.”, ka thënë Elshani.
ZëvendësdrejtoriElshani tha se njerëzit janë shpërnda dhe policia po merret me rastin.