Bllokohet pika kufitare në Merdarë, bashkatdhetarët t’i përdorin pikat kufitare në Mutivodë e Dheu i Bardhë
“Grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në Merdarë. Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Ata bashkatdhetarë që kanë hyrë tashmë në Serbi, atëherë duhet t’i përdorni pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të marrin rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit.
“Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme.