
Bllokohet puna e gjyqësorit, punëtorët e gjykatave në grevë
04 korrik 2018
| 11:00
Në Pallatin e Drejtësisë ka filluar greva e punëtorëve të administratës së gjykatave dhe prokurorive.
Si pasojë e kësaj greve asnjë palë nuk është duke u lënë që të hyjë në gjykatë apo në prokurori.
Punëtorët e prokurorive kanë thënë se nuk e dinë se sa do të zgjasë greva, por që momentalisht u është thënë që të mos lënë asnjë palë që të hyjë brenda për shkak së punëtorët e administratës janë në grevë.
Kërkesa e grevistëve është rritja e pagave për 100 për qind, për rreth 2 mijë punëtorët e administratës dhe rregullimi i statusit të tyre.
Kjo kërkesë e tyre vjen pas marrjes së vendimit të rritjes së pagave për Qeverinë e Kosovës.