![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/05/prishtine-5.jpg)
Bllokohet rruga ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë, dyshohet për bombë (Foto)
24 maj 2019
| 11:48
Policia e Kosovës ka bllokuar për qarkullim rrugën “Luan Haradinaj” e cila të dërgon tek Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe tek stacioni policor në qendër të Prishtinës.
“Epoka e re” ka mësuar nga burimet e saj se bëhet fjalë për një bombë. Tashmë policia ka vendosur shiritat në rrugë dhe është në vendin e ngjarjes, duke inspektuar përreth objektit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
/Epoka e re/