Bllokohet rruga Mitrovicë – Zveçan në veri, shkak rrëshqitja e dheut
14 gusht 2022
| 17:40
Nga ora 10:00 e mëngjesit të sotëm rruga Mitrovicë-Zveçan është bllokuar për qarkullim të automjeteve.
Branisllav Radoviq, zëdhënës i policisë për rajonin e veriut, ka thënë për “Kosovapress” se deri te bllokimi i rrugës ka ardhur si rezultat i rrëshqitjes së dheut dhe gurëve te vendi i quajtur “Kërshi i Dudës”.
“Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ekipet përkatëse janë duke punuar në pastrimin e rrugës edhe gjatë kohës kur po raportojmë. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar”, ka thënë Radoviqi.