Bllokohet rruga Mitrovicë-Zveçan pas rrëshqitjes së dheut

16 gusht 2018 | 09:52

Rruga Mitrovicë-Zveçan është bllokuar pas rrëshqitjes së dheut afër fshatit Lisicë, më saktësisht te “Kërshi i Kanjushës”.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për “Klan Kosova” se organet përkatëse po vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar rrugën për qarkullim të rregullt si masë sigurie.

Megjithatë, ai ka njoftuar se si alternativë po shfrytëzohet rruga që çon në Leposaviq.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditëve në vijim do të ketë mot të ndryshueshëm, me…