BLLOKU SERBO-RUS KUNDER ALI AHMETIT

14 tetor 2023 | 16:23

Ismet Sylejmani

Me ardhjen në jetën politike në Maqedoninë e Veriut, të Udhëheqesit të madh te popullit shqiptar Ali Ahmeti, në këtë shtet nisin zhvillime të reja, të cilat në radhë të parë ndryshojnë me rrënjë poziten e popullit shqiptar, por edhe bëhet shtet me stabilitet të madh në regjion, në Ballkan dhe në arenën ndërkombëtare!

Kundër Ali Ahmetit blloku ose klani serbo-rus është normale të jetë, kjo sepse figura dhe personaliteti i Tij, me aktivitetin dhe angazhimin mbi 40 vjeçar në shërbim të kombit, i ka shpartalluar planet dhe projektet e tyre antishqiptare në Ballkan në përgjithësi dhe në Kosovë e në Maqedoni të Veriut në veçanti!

Serbia pushtuese, në listën e saj të veçantë të personaliteteve dhe figurave kundërshtare, të cilët veprimtarinë e tyre legale dhe më vonë ilegale e kishin vënë në plan të parë të jetës së tyre, luftën për lirinë e shqiptarëve dhe për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, Udhëheqësin e popullit shqiptar Ali Ahmetin, e ka pasur dhe e ka në plan të parë, për likuidim, për arrestim e burgosje dhe për t’i shkaktuar degjenerim njerëzor, për ta dëshpruar në rrugën e Tij, për t’i shkaktuar në humbje në politikë dhe në zgjedhjet në Parti e në shtetin e Maqedonisë së Veriut, për t’ia shkatërruar Partinë BDI, dhe një varg tjetër të pafund të vështirësive që do të ia nxjerrë në rrugën e Tij të madhe e të lavdishme në shërbim të popullit, Atdheut dhe Kombit!

Bllokut serbo-rus Ali Ahmeti me shokë e bashkëveprimtarë, me ushtarë e bashkëluftëtarë, në LPK, në UÇK, në UÇPMB e në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe tash në BDI, ua ka djegur kartat në duar dhe ua ka nxjerrë në siperfaqe planet shfarosëse antishqiptare!

Makineria serbo-ruse përballë Liderit të madh të Kombit Ali Ahmeti, ka dështuar në Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut!

Ali Ahmeti duke qenë njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila me luftën e saj heroike dhe me aleatët SHBA, Angli etj., e shporri Serbinë pushtuese nga Kosova, dhe aty tash mbrojtës e garantues i lirisë dhe pavarësisë është KFOR-i, i cili me prezencën e tij, bllokun serbo-rus e bën të parëndësishëm, përballë apetiteve të tyre për destabilizim, rasti i fundit, bandat e armatosura të kriminelit Radoiçiq!

Ali Ahmeti duke qenë njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Kryekomandat e Përfaqësues Politik i saj, është çlirimtari i popullit shqiptar nga pozita koloniale ne Maqedoninë e Mojsovit, Kolishevskit e Gligorovit, dhe arkitekti i Marrveshjes Korrnizë të Ohrit, e cila përfundimisht e bën të barabartë popullin shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

Ali Ahmeti me Partinë e Tij BDI, me politikën e urtë e të menqur, të qetë e të sigurtë, e ka ngjitur në nivele të larta përspektivën e Maqedonisë së Veriut, e cila në saje të Tij dhe të Partisë BDI, për 22 vjet, bashkë me faktorin politik vendorë dhe atë nderkombëtar, Maqedoninë e Veriut e kanë bërë anëtare të Aleancës Ushtarako NATO dhe së shpejti do të jetë edhe në BE!

Maqedonia e Veriut në NATO dhe në BE, është shpartallim total i ëndrrës serbo-ruse, për kthim dhe dominim në këtë shtet, në të cilin vula e angazhimit dhe kontributit të Ikonës moderne të shqiptarizmës Ali Ahmeti, është kolosale!

Përballë këtyre kontributeve të mëdha të Ali Ahmetit, blloku serbo-rus, do të orvatet me forma e mjete të ndryshme ta denigrojë, fyej e përbaltë Udhëheqësin Legjendar Ali Ahmeti, por e ka të kotë, sepse Rilindasi modern, Atdheun dhe përspektiven e Kombit, e sheh me llupën e Skenderbeut dhe në aleancë të ngushtë e të përhershme më platformen euroatlantike!

Blloku serbo-rus, ka dështuar dhe do të vazhdojë të dështojë me turp, përballë Udhëheqësit të madh të popullit, Atdheut e Kombit Ali Ahmeti!

Prishtinë, 14 Tetor 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet…